Mjeku, Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë për koronavirusin ka përjashtuar mundësinë që virusi të ketë qarkulluar në vendin tonë që prej muajit janar.
Ai ka thënë në emisionin Open në Top Channel se muaj Janar dhe Shkurt janë gjithmonë të shoqëruar nga numri i lartë i qytetarëve që kanë pasur shenja klinike të gripit por sipas tij numri ka qenë si vitet e mëparshme.
“Në Shqipëri së pari për periudhës në janar kemi pasur shtim të gripit por jo më shumë se vitet më parë. Numri i rasteve ka qenë të njëjta. Në mars fillon e zbret. Nga kërkimet që janë barë të vetmet viruse kanë qenë ato që kanë qenë dhe nuk ka pasur një shtim të numrit të të shtruarve në spitale. Infektivi ka qenë pasqyrë e qartë e asaj që ndodh. Mortalitetin e kemi pasur njëlloj. Kjo më shtynë të mos i besoj. Rastet janë izoluar kur duhet dhe mbi të gjitha kohë shfaqja e shtrirjes, na krijoi mundësin të orientohemi drejt.”
“Disa thanë që është në nëntor e janar. Në atë kohë fillon e shfaqet gripi nëse ka tamponët të ruajtura nga mesi i nëntorit, po ritestohen për tu orientuar më qartë. Rastet me grip por mund të ketë pasur në botë raste të shpëtuara. Por edhe IGG matja, por mjekësia është shkencë relative jo absolute. Mbështet tek faktorët. Me qetësimin e situatës do ju rikthemi shumë gjëra.” tha Kalo.