Sherri midis dy familjeve komshie në Berat lindi për shkak të mbjelljes së disa rrënjëve ullinj.
Djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij Viktror Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët,duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë. Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj,kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në sherr me njeri-tjetrin duke u gjuajtur me spata e hynj.
Të plagosur nga kjo përleshje kanë mbetur: Drita Alibeaj,67-vjeçe,djali i saj Erjon Alibeaj,44-vjeç dhe nipi Altjon Alibeaj,18-vjeç,ndërkohë që nga familja Dhana janë plagosur Viktor Dhana,40-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Dhana,36-vjeçe.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Berat,ku edhe pse të gjithë raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën,2 prej të plagosurve në gjendje më të rënduar që janë at e bir nga familja Alibean,janë duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.