Isli Islami dhe Ori Nebiaj rrëfejnë momentin kur u njohën, por Isli ka 5 gjera që nuk i pëlqen tek ajo

0
Gjigandi

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e moderatorit të “Wake Up”, Isli Islamit. Ai ishte i ftuar në studio nga mamaja e tij, zonja Sadie e cila rrëfeu për herë të parë historinë e jetës së Islit duke na treguar një anë tjetër të tij.

Programi kishte menduar disa surpriza për Islin ku një ndër to ishte edhe kolegia e tij, moderatorja, Ori Nebiaj.

Përpara se Isli të zbulonte se në anën tjetër të ekranit ishte mikja e tij më e ngushtë, ai duhej të zbulonte 5 gjëra që nuk i pëlqen tek Ori. Isli u shpreh se ishte shumë e vështirë për të që të plotësonte këtë listë, por sipas tij Ori nuk duhet të veshë takat sepse del më e gjatë se ai. Gjëja e dytë që Isli nuk pëlqen tek Ori është përdorimi i shpeshtë në emision i fjalës “Marshallah”. Gjatë bisedës që Isli zhvilloi me moderatoren e programit, Arbana Osmani zbuloi se mikja e tij është shumë e dhënë pas gjumit dhe kjo është diçka që nuk i pëlqen atij.

Gjithashtu Isli tregoi se Ori bënte shumë presion duke thënë: “Ori është shumë këmbëngulëse dhe nëse e di se e ka të saktë atë për të cilën po flet do i dalë e saja me 100%, prandaj unë e pëlqej ketë gjë tek ajo, por presioni që ushtron më bën të ‘trembem’.”  

Ori në studio rrëfeu historinë se si Isli dhe ajo ishin njohur për herë të parë duke treguar momentin e takimit të parë: “E kam njohur Islin pasi kishim filluar punën në “Wake Up” dhe xhirimet, pasi ai nuk ishte në Tiranë. Më vjen një mesazh në telefon ku thuhej se ishte Isli dhe më ftonte për kafe. E kam lënë të presë mbi 30 minuta në këmbë edhe pse kafja ishte aty afër shtëpisë sime.”

RonaTyra

Në fund të dy moderatorët zbuluan se ata e kishin kuptuar që programi në të cilin do të punonin sëbashku do të kishte sukses dhe kjo do të shënonte fillimin e një miqësie të ngushtë midis tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu