Infektohet me koronavirus një person në Sarandë, një tjetër del pozitiv në Dhërmi

0
Gjigandi

Pas dy muajsh izolim prej koronavirusit, qytetarët gradualisht kishin nisur të bënin planet për pushimet e verës, ku shumica shkojnë në plazh në jug.

Mirëpo Covid-19 është shtrirë edhe në bregdet, pasi nga 50 rastet e fundit me koronavirus, një është konfirmuar në Sarandë dhe një tjetër në Dhërmi.

Një djalë 23 vjeç nga Ksamili, më konkretisht nga zona e Manastirit, ka dalë pozitiv me koronavirus. I riu do të dërgohet në spitalin Infektiv për trajtim, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet e tij, teksa familjarët janë karantinuar.

Edhe në Dhërmi është konfirmuar pozitive një grua. Më konkretisht gruaja me të shoqin kishin shkuar nga Tirana me pushime në Dhërmi, por aty ka shfaqur simptomat e virusit.

Lidhur me këto raste, vijon testimi i familjarëve dhe kontakteve për të zbuluar se deri ku ka shkuar transmetueshmëria.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu