“Gruaja më tha po vdes, por ti shiko fëmijët” Babai i kërkon falje të bijës

0
Gjigandi

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të dhimbshme të familjes së zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij u nda nga jeta pa mbushur 41 vjeç. Ai mbeti vetëm me 4 fëmijët e tij, 3 vajza dhe një djalë.

Ëngjelli tregoi se teksa ishte në punë së bashku me vajzën e madhe, bashkëshortes i ra trombozë. Ai moment ishte shokues edhe për vajzën e madhe, që pa gjendjen e nënës së saj.

Pavarësisht ndihmës dhe operacionit të kryer, nëna e 4 fëmijëve vazhdonte të ishte në gjendje kome. Ëngjëlli tregon se në momentin që 2 vajzat e tyre shkuan për ta parë në spital, ajo ndërroi jetë.

Ëngjëll: Unë zoti Ardit kam hequr një goditje në familje, në moshën 40-vjeçare më është ndarë gruaja nga jeta dhe më ka lënë 4 fëmijë. Ajo që është bërë shkak që më ka sjellë mua këtu është Migela.

Ardit Gjebrea: Çfarë e ke Migelën?

RonaTyra

Ëngjëll: Migela është goca e tretë!

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët kur bashkëshortja u nda nga jeta?

Ëngjëll: Goca e madhe ka qenë 17 vjeç, goca e dytë 14, Migela ishte 9 dhe çuni 6 vjeç, sapo kishte hyrë në klasë të parë.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi?

Ëngjëll: Trumbozë, i ra goditje në punë. Ka qenë më gocën e madhe punonin në një punë bashkë në rrobaqepsi. Në 7 të mëngjesit më merr goca ne telefon dhe thotë mami shumë e sëmurë. Mua më vajti mendja që e ka përplasur ndonjë makinë, se kalonin makina rrugës atje. Kur shkoj në spital e gjej pa ndjenja, ishte në efektin e apraturave. Mbas nje ore përmendet, mirëpo unë u ndjeva shumë keq, edhe nga goca e madhe që kishte pësuar goditje, që e kishte parë të ëmën ashtu, vija sa tek goca tek gruaja. Se nuk po përmendej goca, ngaqë kishte parë të ëmën në atë gjendje, kishte pësuar godtije. I thashë gocës që mos ki merak, se mami është mirë. Më kërkoi ta shoqëroja, por doktorët thanë që nuk do ta lëvizim. Tentonte të ngrihej vetë. Kur po e shoqëroja me një nga ato sanitaret, ajo më tha si është djali dhe si është Bora, për gocën e madhe që kishte patur tek puna. Shumë mirë janë i thashë unë, çfarë ke ti, pse je e shqetësuar? Më tha mua, unë do vdes, por ti shiko fëmijët. 9 ditë mbasi doli nga operacioni doli pa reaguar, ne gjendje kome. Më thonë njerëzit e afërm, ik në shtëpi se ishin fëmija vetëm. Unë nuk lëvizja, se ajo vetëm mua më pranonte, kur unë hyja atje që e kontrolloja, ajo më shtrëngonte dorën mua dhe qante.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte bashkëshortja?

Ëngjëll: Ajo ka vdekur në 15 Dhjetor të 2009-ës, në 30 Mars mbushte 41 vjeç. Asaj nuk po i dilte shpirti, siç më thoshin dhe njerëzit. Më thonë ik merri dy gocat, sa kanë ardhur Ardit, unë besoj në Zot, por në këto gjëra nuk e di, njeriu kur i përjeton këto bindet. Sa hynë gocat dhe bërtitën me të madhe, mami, mami, aparaturat ndaluan punimin. Ajo reagoi menjehërë dhe dha shpirt.

Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.

Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot lotët.

Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.

Ardit Gjebrea: Mua më vinin lotët e tu deri këtu, të dëgjoja dhe e kisha të vështirë të vazhdoja të flisja me babain tënd, teksa dëgjoja këto lot që më prekën në shpirt. Por janë lot gëzimi, se të dëgjosh një baba që të flasë kështu për vajzën, një hallë që të është mirënjohëse deri në fund dhe ne që brenda 20-25 minutash u dashuruam me ty, Na vjen keq që do ikësh edhe ne. A mund ta mendosh edhe njëherë atë vajtjen në Itali?

Migela: Do rri dhe për pak kohë!

Ëngjëll: Jo të keqen babi, jo!

Ardit Gjebrea: Tani do ta nxjerrësh gocën nga shtëpi apo jo?

Ëngjëll: Unë edhe këtu në publik e thashë dhe në shtëpi e kam thënë, që ajo të shikoj jetën e saj, atëherë unë jam i lumtur.

Ardit Gjebrea: Migela çfarë do i thuash babit dhe hallës?

Migela: Ata të dy thanë që janë krenarë për mua, por unë nuk e di nëse kam mundur t’i bëj aq krenarë sa ata e meritojnë, sidomos babi. Ndoshta të dy nuk ia kemi shprehur kurrë njëri-tjetrit, se sa shumë e duam. Edhe kur ka qenë mami, babi priste të na zinte gjumi, të na puthte dhe të na shprehte dashurinë. Unë e kuptoja hilen dhe bëja sikur më zinte gjumi. Ai e di dhe unë e di që jemi pikat e dobëta të njëri-tjetrit, të gjithë na thoshin që ngjajmë shumë dhe ne ngjajmë shumë. E di që shpesh herë mund të kemi debatet tona, se nuk është e lehtë për asnjërin nga ne të dy, për më tepër për atë, por unë di të them që ai është gjithçka për mua. Kurse për sa i përket hallës, unë vërtet kam 3 halla, por duke qenë se halla është aty afër nesh dhe na është gjetur shumë pranë do ta falenderoj shumë dhe nuk e prisja sinqerisht.

Ardit Gjebrea: Çfarë do bësh tani që do ikësh në Itali pa babin?

Migela: Do e marr!

Ardit Gjebrea: Do shkosh Ëngjëll?

Ëngjëll: Kështu si mysafir do shkoj, po ashtu jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu