Fqinjët i zënë prita fermerit që të mos shkojë tek ara e vet, ideja gjeniale e administratorit: Të kalojë në përrua

0
Gjigandi

Emisioni investigativ “BOOM” solli këtë të mërkurë denoncimin e një qytetari nga Rogozhina, i cili ndalohet që të hyjë në arën e tij.

Vullnet Koçi është banor i Gërmenjit, Njësia Lekaj, Bashkia Rrogozhinë. Ai është pronar i një are, buzë përroit, në këtë fshat, për të cilën paguan taksat vendore në mënyrë të rregullt. Por, nuk e ka shfrytëzuar asnjë herë.

Sipas tij , bashkëfshatërët që i kanë arat para pronës së vet, e kanë penguar duke zënë prita me gardhe në rrugën e shtetit dhe kështu nuk ka mundur dot ta punojë tokën.

Administratori, pas këtij shqetësimi, ka shkuar vetë në terren për të parë situatën dhe ka gjykuar se z. Vullnet mund dhe duhet të kalojë vetëm nga ana e poshtme, buzë përroit për të shkuar tek ara e vet.

Vullnet Koçi: Dikur ky zotëria tha që i kam hequr telat. Kur vij herën tjetër më thotë që jo, nuk kalon këtej. Më thonë kryeplaku dhe administratori që ty të takon vëtëm andej poshtë, nuk të takon rruga këtu.

RonaTyra

“BOOM” shkoi vetë për të parë nëse është e mundur kalimi sipas sugjerimit të administratorit. Banori heq këpucët dhe futet në përrua. Terreni është i vështirë, plot shkurre dhe i pamundur për t’u përshkuar.

Pas kësaj takuam administratorin i cili këmëngul se fermeri mund të kalojë lehtësisht nëpërmjet rrugës që i ka këshilluar.

Gazetari: Aty nuk kalon dot as mjeti. E kam parë vetë sot. Ajo që thoni ju nuk mund të quhet zgjidhje. Ajo është tallje. A mund të kalosh ti?

Administratori: Po të merrja atë tokë, do kaloja.

“BOOM” kontaktoi me nënkryetarin e bashkisë së Rogozhinës i cili shpjegon se mënyra më e mirë për të kaluar fermeri, është ajo në pronën shtet, pra në sipërfaqen që përdorin si rrugë edhe pronarët e tjerë të bllokut të parcelave.

Sipas tij vendosja e gardheve aty për të penguar zotërinë është e paligjshme.

“BOOM” kontaktoi në telefon disa kohë me vonë, administatorin e Lekajt dhe ai na tha se u ngrit komisioni dhe se është gjetur zgjidhja me bashkëfshatarët, por sipas tij ngërçi qëndron tek nje sipërfaqe ngjitur me arën e z.Vullnet që është tokë shtet e pashfrytëzuar dhe se nuk ka fuqi ligjore ta kthejë në rrugë.

Ne kërkuam që bashkia dhe njësia të rakordojnë mirë punët e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për banorin që paguan taksa në mënyrë të rregullt ,por që po mbahet peng vetëm nga një rrugë e zaptuar.

Përgjigja e Njësisë vendore

“Përgjigjja që ne i kemi çuar bashkisë…, një dynym tokë është shtet, te një parcelë. I kemi dhënë përgjigje bashkisë. Ato pronarët janë gati, por unë, pjesa që është pa truall, unë si njësi vendore, nuk kam asnjë mundësi që ta kthej në tokë. Bashkia ka komision. Unë, dokumentat që ka prurë bashkia, e kam trajtuar, kam ngritur një ekip, ato që janë thirrur atje, kanë pranuar, te pjesa që është pa truall, nuk është e drejta e njësisë administrative, ta përcaktojë që ai ta kthejë në rrugë. Rrugën e drejtë e kemi zgjidhur, ndërsa pjesën time nuk e zgjidh dot se nuk është kompetenca ime.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu