“Do t’ju vras nëse kaloni sërish këtu”/ Konflikti mes familjeve dhe ekzekutimi i vëllezërve Bardhi. Një natë para ngjarjes…

0
Gjigandi

Vrasja e dyfshitë e vëllezërve Bardhi ka tronditur qytetin e Krujës. Ditën e djeshme dolënd detaje të reja për përplasjet që viktimat dhe autori, ende në kërkim, kanë pasur me njëri-tjetrin gjatë viteve.

Para ekzekutimit, Xhontil dhe Gazmir Bardhi kanë pasur disa përplasje ndër vite me Roland Pulën dhe me familjarë të tij. Dy vëllezërit dhe Pula prej më shumë se 15 vitesh bashkëpunonin në grabitje dhe në kultivimin e kanabisit. Por mes miqve ka pasur edhe përplasje, ku të përfshirë ishin edhe familjarë të tjerë.

Panorama ka publikuar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen. Pas përplasjes së ndodhur në vitin 2005, në datën 25 mars të vitit 2009, Prokuroria e Krujës regjistroi një tjetër dosje mes dy familjeve.

Disa persona të paidentifikuar kishin qëlluar në drejtim të banesës së babait të Besnik Pulës (xhaxhai i autorit), Frrokut. Duke marrë parasysh se Besniku ishte plagosur më parë nga vëllai i madh i viktimave, Eltoni, menjëherë u pretendua se sulmi vinte nga familja Bardhi.

I ati i djemve, Kol Bardhi kishte deponouar në Komisiariat se dy familjet ishin në hasmëri pasi Llesh Pula (babë e birë-vëllai dhe nipi Frrokut) i kishte rrahurit, të ndjerin Gazmir. Në Polici për dhunën e ushtruar ndaj tij në mes të fshatit përfunduan Brikel Lama, Indrit Leka, Sadri Hima dhe Roland Pula, ngjarje e ndodhur në qendër të fshatit.

RonaTyra

E kështu vijuan përplasjet mes familjeve, të cilat u kuminuan me eliminimin e dy vëllezërve, dy net më parë.

Sipas burimeve të Policisë, autori, një natë para se të vriste dy vëllezërit, i kishte kërcënuar ata me fjalët: Nëse kaloni më këtej, do t’ju vras. Por kërcënimin nuk e mori askush seriozisht, duke sjellë edhe humbjen e dy jetëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu