Diplomati për fitoren e Vuçiç: Ja ndryshimet që pësoi Serbia gjatë qeverisjes së tij

0
Gjigandi

Diplomati Lisen Bashkurti renditi arsyet që i dhanë sërish fitoren e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, diplomati Bashkurti theksoi se Serbia është shteti që ka bërë politikën më të mirë ekonomike dhe sociale gjatë qeverisjes së Vuçiç, i cili ka 6 miliardë dollarë amerikanë investuar, mbi 6 miliardë euro nga Evropa, si dhe investime kineze apo arabe.

Sipas Bashkurtit, Presidenti serb po ndjek politikën e Titos së Jugosllavisë, duke mbajtur një marrëdhënie të afërt me Rusinë, por duke ruajtur raportin edhe me Perëndimin apo vendet arabe.

“Gjëja më e vështirë për të bërë analiza është që të bëjnë analizë të ftohtë. Sfidat që kanë dy palët për të zgjidhur janë komplekse, që nuk varen vetëm prej tyre. Janë dy elementë kryesorë, që i dhanë fitoren serbëve; Serbia është shteti që ka bërë politikën më të mirë ekonomike dhe sociale vitet e fundit. Janë 6 miliardë dollarë amerikanë të investuar vitet e fundit, mbi 6 miliardë euro evropiane të investuar, po ashtu investime kineze. Të gjitha këto investime janë në kohën e Vuçiç si kryeministër dhe presidentit.

Mbi 40 mijë punëtorë serbë janë punësuar dhe paguhen nga kapitali amerikan. Tërheqja e investimeve të huaja, imazhi i mirë, kanë qenë baza kryesore që i dhanë Vuçiç fitoren. Edhe në periudhën e pandemisë, menaxhimi i krizës ekonomike dhe problemet sociale të saj kanë qenë shumë më të menaxhuara se vendet përreth saj. Vuçiç ka arritur të bëjë ndryshime serioze në politikën e jashtme, ka krijuar balanca, që në Serbinë e Milloshevicçit kanë qenë tmerrësisht të rivitalizuara.

RonaTyra

Arriti të rivitalizojë marrëdhëniet me Rusinë pa cenuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, ka rivitalizuar marrëdhëniet me Kinën dhe është rikthyer në kohën e Titos për marrëdhëniet me vendet arabe. Vuçiç po luan me parametrat e Titos, duke qenë aleat me Rusinë, por duke ruajtur marrëdhëniet me vendet arabe. Në politikën e jashtme Vuçiç ka ndryshuar imazhin e Serbisë, duke e bërë shtet më perëndimor, duke ruajtur traditat e Jugosllavisë së Titos. Këto elementë e kanë bërë Vuçiç figurë shumë të rëndësishme. E treta, në këtë fushatë elektorale Kosova nuk ka qenë në agjendën e Vuçiç. Ka pas deklarata kontradiktore nga Vuçiç, që nuk kanë qenë aksidentale. Së fundi, është fakti që politika serbe ka dy elementë që nuk janë në skenë, por që janë shumë të fuqishme, Akademia e Arteve e Serbisë dhe Kisha serbe, që mbështesin shumë politikën. Janë dy institucione shumë solide, që kanë qenë hapur në mbështetje të Vuçiç”, tha diplomati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu