Delvinë, 28 persona janë larguar nga puna, akuza për hakmarrje politike

0
Gjigandi

28 persona janë larguar nga Puna në Bashkinë e Delvinës, 6 muaj pasi në krye të saj erdhi socialistja Majlinda Qilimi.

Vilson Mehmeti, ish-specialist në Shërbimet publike në bashki, është një prej atyre që akuzon se largimi i tij nga detyra hakmarrje për bindjet politike.

“Ky është një largim me tendencë politike, por edhe një kaprico familjare që rrjedh nga një konflikt i vjetër. Me burrin e saj, më ka thënë se nuk e kam respektuar.”

Akuza ndaj kryebashkiakes socialiste kanë edhe të tjerë.

Ky qytetar denoncon se hakmarrjen politike ndaj tij e ka vuajtur e bija që është larguar nga puna po ashtu.

RonaTyra

“Ajo është larguar e para nga bashkia. Unë i kam thënë që jam i djathtë, më kanë kërkuar votën dhe nuk ia kam dhënë.”

Nga ana e saj kryetarja e Bashkisë Delvinë i quan këto shkurtime në stafin e bashkisë si të detyruara për shkak të financave të dobëta të institucionit.

Për ata që pretendojnë të kundërtën ajo thotë se mund ti drejtohen gjykatës.

“Nëse dikush pretendon se e kemi larguar për arsye politike t’i drejtohet gjykatës, pasi ne kemi ndjekur një procedurë korrekte.”

Largimet nga puna në periudhat kur ndryshohen kryetarët e Bashkive, mbeten një fenomen i përhapur, edhe pse para votimeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryebashkiakët e rinj të mos bëjnë shkarkime politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu