Del “e pastër” në tre shtyllat e “Vetingut”, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit të Tiranës

0
Gjigandi

Edlira Petri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës është konfirmuar në detyrë të mërkurën me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja Petri iu nënshtrua procesit të vetingut në të tre kriteret, ndërsa duket se trupa gjykuese e kryesuar nga Roland Ilia me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Xhensila Pinen, u nda në vendimin për konfirmimin e saj.

Gjatë seancës dëgjimore për Petrin u tha se asaj i kishte kaluar barrë prove për një ndërtim pa leje të prindërve. Petri tha se ajo nuk kishte pasur të bënte me ndërtimin.

Po ashtu ajo u pyet mbi disa pasuri të bashkëshortit, anëtar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të cilat sipas KPK kishte dhënë shpjegime.

Gjatë seancës dëgjimore gjyqtarja Edlira Petri falënderoi Komisionin për procesin e rivlerësimit të realizuar ndaj saj. “Procesi nuk ishte i lehtë, por është i domosdoshëm,” tha ajo.

RonaTyra

Edlira Petri ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit.

Në vitin 2007, Petri u emërua në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2010 u transferua në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Në janar 2020, Petri u zgjodh gjyqtare e medias në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu