Dasho: Virulenca e Covid-19 në rënie, situata në verë do të jetë normale dhe e qetë

0
19
Gjigandi

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për Ora News, u shpreh se të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca e Covid-19 është në rënie.

Ai shtoi se pritshmëritë për verën janë optimiste duke pasur një verë normale dhe të qetë.

Dasho: Të dhënat shkencore që vijnë nga institutet, tregojnë se virulenca është në rënie. Mjekët italianë kanë zbuluar disa forma të covidit, që janë shumë më pak virulente. 

Ata referojnë se pacientët që po diagnostifikohet së fundmi kanë shenja të lehta dhe po trajtohen në kushtet e shtëpisë, as më tepër të kenë nevojë për kujdes intensive.

Këto shenja ne po i prisnin dhe ndërkohë, gjatë verës imuniteti i popullatës forcës, pasi kemi jetën aktive, ushqyerjen dhe vitaminë D. Kjo bën që situata për verën të jetë optimiste dhe do të kemi një verë normale dhe të qetë. 

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu