Dashamir Shehi kundër Bashës: Do të ishte turp i madh një marrëveshje PS-PD

0
29
blank
Gjigandi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Në Fokus”, në TemA TV, u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshje qeverisësë PS-PD.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të ishte një turp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin.

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë.

Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë”, tha ai.

Shehi u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshjeje që vë në bashkëqeverisje aleatin më të madh të partisë së tij me maxhorancën aktuale.

Lexo edhe:  Abuzimi me pronat, nen hetim ish kreu i Komunes dhe ish drejtori i Kadastres - Lajmi i Fundit - Lajme

“Unë jam absolutisht kundër. Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet.

Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë? Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë.

Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai.

Sipas Shehit, hipotezën e një marrëveshjeje të tillë e ka hedhur vetë kryeministri Rama për të dëmtuar opozitën dhe për t’i kujtuar gabimin e frikshëm të vitit 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu