Corriere della Sera: Pse Shqipëria dhe Greqia kanë pasur më pak vdekje nga Covid-19

0
Gjigandi

“Corriere Della Sera”, në një shkrim me titull “Koronavirusi në Evropë: pse Rumania, Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia kanë pasur më pak vdekje“, analizon shpërthimin e pandemisë në Evropë dhe veçon këto shtete për atë që ajo e quan ndoshta një çështje fati në përballje me koronavirusin.

Nga të dhënat dhe shifrat e këtyre vendeve, gazeta shkruan se del që në Evropë vendet që zakonisht konsiderohen më të dobëta, kanë fituar ndaj virusit. Kanë fituar më pak të pasurit dhe më të varfërit.

“Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur, në proporcion me popullsinë, shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve, të vendeve të Evropës së pasur, si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe. Kishin shumë më pak infeksione, ata arritën të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët”.

Por a janë këto të dhëna një çështje fati? Corriere Della Sera shkruan se ndoshta edhe kjo mund të jetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu