Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi (trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det), i cili u dënua me burg të përjetshëm, akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kufizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.
Shqiptari do të dalë para gjykatës për këtë, ndërsa babai i vajzës me aftësi të kufizuara foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon 20-vjeçarja.
“Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj. Ajo kujton ato momentet e tmerrshme.”, tha babai i 20-vjeçares.
Më 1 dhjetor të 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryejë akte të turpshme, përpara se ta përdhunon. Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën.