Basha takohet me bizneset në Tiranë: Rezistoni! Bashkë do të bëjmë ndryshimin

0
Gjigandi

Kryedemokrati, Lulzim Basha, u takua ditën e sotme me përfaqësues të biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, duke konstatuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga për bizneset e vogla, pas situatës së koronavirusit.

Pronarët e tyre u shprehën se pagesa e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

Përballë shqetësimeve të tyre, Basha tha se duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është të mbështetet biznesi, duke nënvizuar se po nuk mbështet ky sektor do të shkatërrohet ekonomia dhe gjithçka.

“Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë. Ndaj i thamë jepu lekë njerëzve, që të mos bjerë konsumi, se po ra konsumi e ndjeni ju, po e ndjetë ju do ta përcillni në të gjithë zinxhirin e ekonomisë, do ta ndjejë pastaj edhe arka e shtetit.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhe së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet familjeve shqiptare dhe vendit.

RonaTyra

Ai premtoi se gjërat do të ndryshohen dhe askush nuk do të mbetet në mëshirë të fatit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu