Basha: Padrejtësia ka vetëm një emër: Edi Ramën, në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat

0
Gjigandi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Basha tha se padrejtësisë kanë vetëm një emër dhe ai është Edi Rama, dhe këtë gjë e vërtetoi me 17 maj.

Basha shtoi se në ditët në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës dhe tu mundësohet atyre që t’i drejtohen kutive të votimit. 

Basha: Opozita ka një qëllim, t’u japë fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët. Kjo padrejtësi e ka një emër dhe ky është Edi Rama. Sot kemi bashkuar forcat në një projekt ndryshimi me gjithë shqiptarët që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm.

Edi Rama është investuar që të ndalë rrugën evropiane të Shqipërisë, është investuar të ndalë zgjedhje të lira dhe të ndershme, këtë e vërtetoi me 17 maj, ku dhunoi të drejtat e qytetarëve.

RonaTyra

Dhe kjo i jep betejës tonë 3-vjeçare një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vazhdim opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm që qëllimi ynë për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe tu mundësojmë atyre që t’i drejtohen kutive të votimit për të shporrur një qeveri uzurpatore. Ky kriminel ordiner që e vërtetoi me krimin 17 maji që do të përpiqemi të jetë krimi i fundit i babëzisë dhe korrupsionit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu