Në vazhdën e takimeve të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme (22 qershor) në Zall Bastar.
Sipas Bashës, fermerët e Zall Bastarit në 7 vite qeverisje janë përballur vetëm me propagandë dhe janë në kushte mbijetese.
Ai shton se për ta dhe qytetarët e Shqipërisë, janë rritur taksat, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar.
Basha: Sot u takova me fermerë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti. Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë. Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar. Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.
Për Bashës, për PD-në bujqësia do të jetë prioritet duke mbështetur fermerë dhe ekonominë.
Basha: Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj.
Kreu i PD-së theksoi se do të akomodohen 50 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Basha: Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje. Do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t’i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar.