E konfirmuar: Dy persona të infektuar me coronavirus në Kosovë

0
Gjigandi

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për media kanë njoftuar se dy persona janë të infektuar me coronavirus në Kosovë.

Pas kryerjes së analizave, për 15 rasteve, dy kanë rezultuar pozitiv. Njëri nga ta është kosovar dhe një tjetër nga Italia.

Kurti mban konferencë të jashtëzakonshme lidhur me coronavirusin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Kjo konferencë për media do të mbahet lidhur me coronavirusin.

RonaTyra

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me coronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MSH-së./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu