“Qëndroni në shtëpi”/ Digitalb hap kanalet falas për të gjithë

0
877
Gjigandi

Digitalb ka vendosur që sot prej orës 12 të hapë falas kanalet televizive që zakonisht shihen me abonim.

Të gjitha kanalet argëtuese, informative dhe sportive do të jetë të hapura për të gjithë ata që kanë një dekoder në shtëpi dhe kapin sinjalin tokësor të Digitalb.

Digitalb i bashkohet thirrjes për të nxitur të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet duke u krijuar një mundësi të gjithë shqiptarëve për të kaluar kohë më cilësore në banesë, duke parë filmat e fundit apo duke u informuar.

Nga ky moment ju që keni dekodera duhet të shikoni, sepse kanalet televizive të Digitalb janë duke u hapur dhe ju mund të shikoni larminë e madhe të programeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu