Auron Tare: Bregdeti shfrytëzohet në mënyrë të gabuar, shkatërrojnë shkëmbinjtë për të bërë plazhe

0
Gjigandi

Edhe pse turizmi detar në Shqipëri është i zhvilluar, vendi ynë ka potencial për zhvillimin e llojeve të tjera të turizmit. Këtu mund të përfshijmë bukuritë natyrore që ka Shqipëria të cilat janë shumë pak të shfrytëzuara për të ndërtuar turizmin.

Për pjesëtarin e Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare thotë se edhe turizmi detar po shfrytëzohet në mënyrë të gabuar. Ai shprehet se në bregdet po shkatërrohen terrenet shkëmbore për të ndërtuar plazhe.

I ftuar në RTV Ora, ai vendos theksin tek shfrytëzimi i natyrës dhe turizmit kulturor.

Tare: Shqipëria të vetmet asete që ka janë natyra, trashëgiminë kulturore dhe një bregdet i cili shfrytëzohet në mënyrë të gabuar. Po të shohim në zonat shkëmbore, po prishen shkëmbinjtë për të krijuar plazhe, gjë që në asnjë vend rreth nesh nuk lejohet. Ne kemi të forta natyrën dhe trashëgiminë kulturore dhe aty duhet të fokusohemi. Plus pastaj detin. Por nuk mund të bëjmë detin dhe këto të tjerat t’i lëmë pas dore. 

Ti mund të shkosh në çdo qendër arkeologjike në Shqipëri dhe ti nuk ke një ciceron. Edhe ajo që ndodhi me Zgarbin në Bylis, që ishte një lapsus i paqëllimtë. Kjo bëhet sepse nuk ka një ciceron të trajnuar që ka njohuri të mjaftueshme. Por janë punësim për zonën. Gjithmonë ka projekte për guida turistike, vijnë harxhojnë ca lekë dhe humbasin. Problemi është që kur shkon atje nuk ka asgjë.

RonaTyra

Isha një ditë tek pallati peshkopal. Disa çuna që ishin në bilardo më çuan atje dhe më folën. Imagjino sikur këta t’i trajnosh, tu japësh të drejtën të bëjnë guida atje, pra mos t’i punësojë shteti. I hoqe nga bilardo dhe i ke punësuar. Kjo do vullnet ta bësh. Ne e kemi bërë këtë në vitin 2005 në Butrint. Pas këtij viti e hoqën fare. Këtë ti mund ta vazhdosh dhe mund të prodhosh të rinj që trajtohen në këtë fushë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu