Guardiola për rivalin e ardhshëm: Pres me padurim ta takoj

0
Gjigandi

Premier League do të rifillojë me një super ndeshje.

Kalendari do të na ofrojë këtë të mërkurë sfidën mes Manchester City-t dhe Arsenal-it. Një ndeshje që City dëshiron ta fitojë për të shtyre festën e Liverpool-it, që do të luajë derbin kundër Everton-it.

Kështu, Pep Guardiola do të përballet me ish-ndihmësin e tij Mikel Arteta, i cili tani drejton Arsenal-in. Duke folur për ndeshjen, Pep i ka thurur elozhe trajnerit kundërshtar:m

“Jam shumë i lumtur që do ta takoj. Është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë. Për mua dhe ekipin tim ka qenë një nder të punojmë me të”, ka thënë Guardiola.

“Kam përshtypjen se është mirë dhe se po bën një punë me të vërtetë të pabesueshme. Pres me padurim ta takoj. Di gjithçka për ne. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin tonë dhe na ka ndihmuar të bëhemi ata që jemi sot”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu