Atentati ndaj Çapjas, Artan Hoxha tregon kush mund ta ketë qëlluar me snajper

0
Gjigandi

Gazetari investigativ Artan Hoxha dyshon se atentatin ndaj Ardian Çapjas, me gjasë mund ta ketë kryer një ish- komando shqiptar, pasi përvoja në përdorimin e snajperëve është fare e vogël jashtë grupeve të stërvitura si komandot e ushtrisë.

I ftuar në Abcnews, Hoxha deklaroi se paga që marrin këta persona të trajnuar nga një grup kriminal, mund të jetë shumë herë më e lartë sesa ajo që u jep shteti në një vit.

Artan Hoxha: Ka ndarje vetë brenda komandove. Në këtë lloj atentatësh snajperistët janë jo të zakonshëm, janë të mirëstërvitur dhe me shumë mundësi ish-komando. Kujtojmë ngjarjen e Kastriot Reçit, u godit në distancë dhe ne sot jemi pa autorë. Është ngjarja e vështirë. Nëse i kthehemi ngjarjes së sotme, vëmë re se në Shqipëri janë zyrtarisht në kërkim ish-komando që kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme kriminale, dhe kjo e sotmja…..se njerëzit kur dëgjojnë RENA mendojnë se janë nja 500 veta, por në fakt janë shumë pak. Në Shqipëri kemi shumë pak forca speciale dhe e gjej të pavend që këta njerëz të forcave speciale që sakrifikojnë veten e vet, familjen dhe shqiptarët kanë shpenzuar miliona lekë për t’i stërvitur…. Ata janë një armë. Nuk janë thjesht një qenie njerëzore. Ai është një armë e stërvitur dhe atë punë di të bëjë, nuk bën gjë tjetër. Kur ngelet pa përkrahje bën dhe gjëra të tjera….e kuptoni ju sa mund të marrë një komando nga një ngjarje e tillë. Sa ç’merr gjithë vitin e merr nga një grup kriminal për një javë. Atentate të tilla kanë kosto të shumta. Objektivi ishte i vështirë, Ardian Çapja ruhej, ishte i mbrojtur. Është drejtuesi i një familjeje që ka një histori të gjatë, me dy dekada përplasje.

Atentati tjetër më i afërt që iu bë ishte nga ana e shtëpisë së fqinjit. Gjetën një makinë identike si të fqinjit dhe e klonuan, për ta futur në veprim. Ata e kanë studiuar dhe kanë vëzhguar orët kur del nga shtëpia. Autorët ishin nga veriu i Shqipërisë, dyshohet ish-anëtarë të forcave speciale, ish-komando, të paktën qitësi. Edhe në atentatin e dytë, qitësit bënë një gabim. Harruan që ngjitur me shtëpinë e Çapjas ishte një servis dhe punëtori aty reagoi shpejt.

Më tutje Hoxha shton se policia e Elbasanit e ka marrë vesh ngjarjen kur Ardian Çapja ka shkuar në spital.

RonaTyra

Hoxha: Nuk kemi më banda të 97, kemi grupe të sofistikuara. ‘Sako Magnium 338’ është një armë që nuk gjendet shpesh në qarkullim. Këto janë armë që i përdorin specialistët, qitësa të sprovuar. Snajperi nuk ka rëndësi sa e madhe është predha por sa e saktë është arma. Kjo armë është blindëshpues. Kjo është një ngjarje që kanë shumë rëndësi çfarë do thotë mjekësia ligjore. Kjo armë është një prodhim finlandez. Kjo lloj arme është shumë e saktë që do të thotë se organizatorët janë përpjekur të mos gabonin. Ky qitës ka pasur një grup mbështetës pas, të paktën 4 ose 5 persona. Ka pasur një mënyrë si do hyhej në skenën e krimit dhe si do dilej prej aty. Policia nuk është njoftuar nga familjarët por nga spitali. Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu