Cakaj bisedë telefonike me Ministren González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

0
Gjigandi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Në një postim në facebook, sa i përket telefonatës, Cakaj bëri me dije, se me homologen spanjolle, biseduan gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.
Gjithashtu, ministrat diskutuan për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
“Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE!”- u shpreh Cakaj në postim.
Në përfundim, bashkëfolësit u dakordësuan që të përfundojnë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu