Pandemia Covid-19 dhe masat e ndërrmara për të ndaluar shpërndarjen e virusit kanë bërë që shumë të rinjë të ndryshojnë pikpamje në lidhje me mënyrën se si shpenzojnë kohën e tyre.
Përderisa verave të kaluara kafenetë e diskotekat e pushimet luksoze kanë qenë në trend, ky vit si duket do të jetë vit kur të rinjtë do ta kalojnë kohën më shumë në natyrë, marrë parasysh edhe faktin që kanë qëndruar mbyllur për kohë të gjatë.
Organizimet e shumta tanimë veçse kanë filluar. Që prej heqjes së masave, pothuajse të gjitha fundjavat kanë qenë me aktivitete të shumta të ecjeve malore e ngjitjeve nëpër majat e ndryshme në vendin tonë. Poashtu edhe për pushimet verore kanë filluar organizimet e kampingjeve të cilat viteve të fundit janë kthyer në atraksion për të rinjtë e vendin tonë.
Një nga organizimet e tilla është edhe Jal Kamping i cili zhvillohet në Jal në jug të Shqipërisë, vend që njihet për plazhet e bukura dhe natyrën e jashtëzakonshme.
Organizatori i Jal Kamping nga Kosova, thotë se këtë vit vërehet interesim më i madh I të rinjëve për Jal Kamping dhe se rezervimet për ofertat që i ka kampingu veçse kanë filluar.
“Edhe gjatë kohës sa kemi qenë të mbyllur nëpër shtëpi shumë të rinjë na kanë kontaktuar duke thënë që s’po iu pritet fillimi i organizimeve tona. Kjo edhe për faktin që duke qenë të mbyllur ia kemi kuptuar edhe më shumë rëndësinë e aktiviteteve në natyrë. Organizimet tona i fillojmë prej datës 1 korrik dhe kemi nisje të përnatshme drejt Jal Kamping. Në ofertat tona përfshihet udhëtimi, fjetja në tendë, mëngjesi dhe darka. Kampi ka tualete, tushe, hapësira rekreative të përbashkëta, energji elektrike, muzikë, etj.” shpjegon tutje Ahmeti.
Ahmeti thotë se kampingu është një mënyrë ndryshe e pushimeve verore të cilën po e ndjekin gjithnjë e më shumë të rinjtë, kjo duke pasur edhe parasysh çmimet e lira me të cilat mund të bëhesh pjesë e këtij organizimi.
”Çmimet e përshtatshme për secilin, me një punë sezonale e kalon një javë në Jal Kamping, plazhet ndër më të bukurat në gjithë Shqipërinë, atmosferë e gjallëri pafund, mundësi me eksploru edhe botën ujore edhe natyrën e mrekullueshme të asaj pjese, Jal Kamping e mirëpret secilin që dëshiron me provu një pushim ndryshe” përfundon Ahmeti.
Se si do të shkojë vera këtë vit, a do të kthehen masat apo jo mbetet të shihet, por ajo që tashmë dihet është që të rinjtë janë shumë të interesuar për një verë më ndryshe se të kaluarat.