Aulas vazhdon betejën e tij ndaj ligës franceze

0
Gjigandi

Presidenti i Lyon, Michel Aulas, vazhdon betejën e tij ndaj ligës franceze për pezullimin e sezonit edhe pse tani ka ulur tonet, por nuk harron të thumbojë UEFA-n për rregullat e reja dhe ndryshimin e formatit…

“Duke qenë se në çerekfinale do të jetë vetëm me ndeshje teke, mund të ishte logjike që Lyon të ishte kualifikuar… Por, ne jemi për fair play dhe e pranojmë ndeshjen e kthimit”.

Ndërsa Juventusi do të mbërrijë në këtë takim pas disa ndeshjesh, Lyon do të duket sikur po debuton për sezonin e ri pas 3 muajsh ndalesë.

“Do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë edhe pse është e vështirë vetëm me miqësoret. U pa në ndeshjen e vajtjes. Për gusht shpresojmë që të kemi kapitenin Depay. Ndoshta përpara ndeshjes së kthimit bëjmë një udhëtim në Lourdes (vend i shenjtë në Francë)”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu