Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë Mali – Bajram Curri, në Pukë.
Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë disa metra poshtë.
Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit, Mark Nika ka humbur jetën. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat policore dhe autoambulancat.
Aksi në fjalë është një ndër më problematikët në qarkun e Shkodrës, ku ndër vite shumë persona kanë humbur jetën.