Nënkryetari i CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth arritjes së një konsensusi mes palëve politike në Shqipëri për sa i përket Reformës Zgjedhore.
Numri dy i CDU/CSU shprehet se puna duhet të vazhdojë sepse vota e lirë dhe zgjedhjet sipas standardeve të OSBE-së janë kusht për integrimin.
Më tej ai shprehet se do të vazhdojë që me ofrimin e mbështetjes së tij për Reformën Zgjedhore, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Dakordësia mes qeverisë dhe opozitës mbi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë shtyrjen përpara të negociatave të vështira mbi 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria para se të mund të fillojnë negociatat e anëtarësimit.(1/3)
Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE. (2/3)
(3/3) Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja pakët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!” shkruan ai.