Pas denoncimit nga “Jeta osh Qef”/ AKU bllokon 52 ton miell që ishin magazinuar me minj dhe shpendë!

0
Gjigandi

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.

Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë. Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 51. 85 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim tê sigurisë ushqimore.

AKU duke falënderuar mediat për denoncimin e rasteve të tilla e sidomos “JOQ” për publikimin e para të kësaj veprimtarie, fton çdo qytetar dhe media të bashkëpunojnë me institucionin tonë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është jo vetëm detyrë funksionale e institucionit, por parandalon që në të ardhmen produkte të tilla edhe mund të hidhen në treg duke rrezikuar jetën e konsumatorëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu