GJKKO shtyn me tre muaj dosjen e kokainës ndaj firmës ‘Alba Exotic Fruits’

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me tre muaj dosjen e kokainës ndaj firmës ‘Alba Exotic Fruits’. Burime për median bëjnë me dije se afati është lënë deri në datën 13.10.2022 për shkak se SPAK pohon se po pret letër porosi nga Holanda dhe Ekuadori.

Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vëllezërit Eduard Dauti dhe Bajrom Gumeni, të cilët mohojnë përfshirjen në trafikun e drogës.

Ndërkohë mësohet se SPAK po pret letër-porosi në Ekuador dhe Holanda për kontaktet apo lëvizjet e Dautit dhe Gumenit dhe kontejnerëve të tyre. Kujtojmë se në kontenierët me banane të kësaj kompanie janë gjetur sasi të konsiderueshme kokaine, si dhe në harkun kohor 3 vite i janë kapur 8 sasi të ndryshme kokaine.

I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu