“Zbulimi” i Kryemadhit: Rama i ka makth zgjedhjet. Po saboton reformën, pasi pas miratimit të saj duhet…

0
Gjigandi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama po saboton qëllimisht miratimin e Reformës Zgjedhore, pasi pas miratimit të saj duhet të plotësohen 14 kushtet e tjera për hapjen e negociatave.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi thotë se Rama i ka makth zgjedhjet dhe nuk ka konkurruar as brenda PS-së.

Kryemadhi: Nëse nuk ecim përpara me miratimin e reformës zgjedhore në Parlamentin e famshëm, nuk vazhdon dot me kushtet e tjera. Kushti i parë është reforma zgjedhore. Kush është përgjegjës për 14 kushtet e tjera? Qeveria.

Me miratimin e reformës do të detyrohet të fillojë procesin tjetër, që është Gjykata Kushtetuese, dekreti për zgjedhjet lokale, diskutimi sa i përket dosjeve 184 dhe 339.

Fevziu: Ju thoni që Rama po saboton reformën zgjedhore t’ua lërë përgjegjësinë ju për dështimin për hapjen e negociatave?

RonaTyra

Kryemadhi: Absolutisht! Unë nuk mund të heq dot ankthet e zt.Rama sa i përket procesit zgjedhor. Rama nuk konkurronte dot as në zgjedhjet brenda Partisë Socialiste qoftë me Ilir Zelën qoftë me Blushin. Sfidat e mia është çfarë të bëj se si shqiptarët që kanë ikur në emigracion që të kthehen në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu