A e shkaktoi autobusi i Pati Travel aksidentin me një të vdekur në aksin Fushë Krujë-Milot?

0
Gjigandi

Një informacion po qarkullon aktualisht në  zonën e Laçit, se një shofer i agjencisë së udhëtimeve Pati Travel ka aksidentuar një endacak.  Ngjarje e rëndë  mësohet të ketë ndodhur në  aksin rrugor Fushë-Krujë -Laç.

Valter Plepi, rezulton sipas burimeve  të pa konfirmuar ende nga Policia e shtetit si personi që ngiste autobusin e Pati Travel, i cili gëzon liri të plotë pa i hyrë një gjemb në këmbë nga kjo ngjarje.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa ditë më parë.

Nga kërkimet e kryera policia deri më tani nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar  për rastin konkret apo  ndonjë të ngjashëm, duke ngritur dyshime të forta se  po mbahet e fshehte.

Në këto kushte të cenimit të të drejtave themelore të njeriut dhe jetës lind pyetja:

Përse kanë heshtur organet e Policisë së shtetit?

Paguhen nga taksapaguesit dhe populli që të jenë aty për të mbajtur rendin dhe sigurinë dhe jo për tu bërë pjesë e krimit.

Policia, nuk është hera e parë që është bërë palë me këtë kompani pasi edhe në rastet ku Pati Travel është kapur nga  policia Serbe me shuma të konsiderueshme parash të padeklaruara, Policia shqiptare nuk ka ndërmarr asnjë hap, përveç se  ka  zgjedhur të hesht.

100 mijë euro i kanë bërë përshtypje policisë kufitarë në Horgosh  që po transportoheshin nga kompania Pati Travel.

Autobusi me targa AA633XJ i agjencisë me pronar Patriot Rexhmati në datën 25.08.2021,  është kapur në flagrancë  duke kaluar para të pa deklaruara, dyshohet se kjo sasi e konsiderueshme vinte nga grupet kriminale jashtë vendit për të hyrë në qarkullim në Shqipëri.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu