Ishte pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion, në pranga 29-vjeçari

0
Gjigandi

Policia e Tiranës sot  ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Compensation”.

Sipas raportimeve të policisë një 29 vjeçarë I cilu u vu në pranga ishte pronari  i një banese ku ushtrohej prostitucion  shitje  e lëndëve narkotike.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– E. H., 29 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike;

– P. Gj., 57 vjeç, banues në Angli, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

RonaTyra

– M. D., 23 vjeç, banues në rrugën “Thoma Koxhaj”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– S. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

Njoftimi I Policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Compensation”.

Shkon në 7 numri i të arrestuarve.

Arrestohen në flagrancë një 29-vjeçar, pronar i një banese ku ushtrohej prostitucion, një klient dhe një shtetas tjetër që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike.

Procedohen në gjendje të lirë një shtetase që ushtronte prostitucion dhe një punëtor i biznesit (lavazhit) të 29-vjeçarit, pasi iu gjet lëndë narkotike.

Sekuestrohen dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i këtij operacioni, në muajin mars të këtij viti, janë arrestuar 4 shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë kryer veprime të mirëfillta hetimore në kuadër të operacionit “Compensation”, nisur prej vitit 2021.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– E. H., 29 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike;

– P. Gj., 57 vjeç, banues në Angli, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

– M. D., 23 vjeç, banues në rrugën “Thoma Koxhaj”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– S. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”;

– M. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga veprimet hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u arrit të dokumentohet me prova ligjore se për një periudhë kohore prej 9 muajsh, në mënyrë të përsëritur, shtetasi E. H. krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Këtë aktivitet kriminal, ky shtetas e kryente në banesën e tij, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit E. H. janë konstatuar shtetasit P. Gj. (klient), shtetasja S. K. dhe shtetasi M. D., i cili siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit M. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. T. (punonjës në lavazhin në pronësi të shtetasit E. H)., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete, sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu