Zbardhet mesazhi i papritur në celularët e demokratëve, Basha niset me urgjencë tek Teatri

0
18
blank
Gjigandi

Aktorët që po mbrojnë Teatrin shprehen se në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, do të ndërhyhet në godinë nga ana e Policisë së Shtetit.

“Sonte do të ndërhyhet nga policia. Kemi burime se në orën 23:00 do të vijë policia por ne jemi këtu të gatshëm për ta mbrojtur,”- tha Neritan Liçaj.

Krah tyre janë shfaqur sërish figura politike të opozitës, mes tyre edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Sekretari Organizativ i PD kërkon që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidhen me urgjencë te sheshi përpara Teatrit Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri”, thuhet në mesazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu