Yuri Kim: Koha që politika të prodhojë rezultate, të ngrihet Gjykata Kushtetuese

0
Gjigandi

Është koha që udhëheqësit politik të prodhojnë rezultate për reformën në drejtësi, e veçanërisht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ky është mesazhi i ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila ka dhënë një intervistë për herë të parë për median shqiptare (euroneës Albania).

 “Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucioneve të ngritura, përveç Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila është diçka madhore. I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësisht sa të paduruar jemi, ka pasur edhe përparim real. E them këtë për të treguar se duhet të vazhdoni të jeni të paduruar. Duhet të vazhdoni të nxisni dhe, sa më përket mua, është koha që udhëheqësit të prodhojnë rezultatet. Varet nga ata që të tregojnë vullnet politik për të ngritur gjykatën kushtetuese. Varet nga gjykatësit që të fillojnë të tregojnë se gjykatat po funksionojnë. Dhe mendoj se kemi filluar ta shohim këtë. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë nxori disa vendime dhe po fillojmë të shohim pakësimin e çështjeve të mbartura dhe vazhdimin e vetingut. Pra, ka lëvizje, por edhe unë jam me popullin shqiptar: është koha për një shtysë të re për të bërë përparim,” deklaroi ambasadorja Kim.

Pjesë nga intervista

Ilva Tare: Organi anti-korrupsion dhe anti-krim i organizuar SPAK u ngrit më në fund, me vonesa të konsiderueshme dhe aktualisht po heton Ministren e Mbrojtjes dhe Ministren e Shëndetësisë për ato që opozita i quan tendera sekretë edhe pse qeveria pretendon se nuk ekzistojnë tendera sekretë. Çfarë mendoni për transparencën e vendimeve të qeverisë në këtë krizë, gjatë Covid19 dhe transparencën mbi shpenzimet publike?

RonaTyra

Ambasadorja Kim: Siç e përmenda më parë, qeveritë kanë detyrimin të jenë në gjendje t’iu shpjegojnë taksapaguesve pikërisht se si përdoren taksat e tyre.

Ilva Tare: A mendoni se ky detyrim është përmbushur nga qeveria shqiptare?

Ambasadorja Kim: Këtë e vendos SPAK. Ata do të shohin faktet dhe pres me kënaqësi, ashtu si kushdo tjetër në Shqipëri, se cilat do të jenë rezultatet. Por ekziston një proces dhe është gjëja e duhur që SPAK ta vendosë këtë çështje. Jo unë.

Ilva Tare: Le të flasim…le të mos fshihemi kur kemi elefantin në dhomë, për reformën në drejtësi. Le të flasim për vlerësimin tuaj për statusin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme dhe mendoj se të gjithë ranë dakord për këtë. Në vitin 2016, kërkesa popullore për reformën në drejtësi ishte aq e madhe sa politikanëve iu desh t’i miratonin ato. Dhe bënë gjënë e duhur. Është për t’u përgëzuar. Reforma në drejtësi ka tri pjesë: duhet kuadri ligjor, ngritja e kapaciteteve institucionale për të, dhe së fundi, çka mund të ndodhë edhe njëkohësisht, duhet të zbatohet ligji dhe institucionet duhet të funksionojnë. Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që janë disi të paduruar për këtë. Kemi parë që u bë pjesa e parë. Kemi ligjet e vitit 2016. Kemi pjesën më të madhe të institucioneve të ngritura, përveç Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila është diçka madhore.  I përmend të gjitha këto për të vënë në pah se pavarësisht sa të paduruar jemi, ka pasur edhe përparim real. E them këtë për të treguar se duhet të vazhdoni të jeni të paduruar. Duhet të vazhdoni të nxisni dhe, sa më përket mua, është koha që udhëheqësit të prodhojnë rezultatet. Varet nga ata që të tregojnë vullnet politik për të ngritur gjykatën kushtetuese. Varet nga gjykatësit që të fillojnë të tregojnë se gjykatat po funksionojnë. Dhe mendoj se kemi filluar ta shohim këtë. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë nxori disa vendime dhe po fillojmë të shohim pakësimin e çështjeve të mbartura dhe vazhdimin e vetingut. Pra, ka lëvizje, por edhe unë jam me popullin shqiptar: është koha për një shtysë të re për të bërë përparim.

Ilva Tare: Zonja Ambasadore, si do t’iu përgjigjeshit kritikëve që thonë se SHBA dhe BE nxitën një reformë në drejtësi që është defektoze, që ka probleme, që ka krijuar një situatë të paprecedent në Shqipëri, pa gjykatë të lartë, pa gjykatë kushtetuese dhe në fakt fajësojnë ndërkombëtarët që i nxitën udhëheqësit politikë shqiptarë. Si u përgjigjeni?

Ambasadorja Kim: Do të thosha se diçka si reforma në drejtësi është jashtëzakonisht e vështirë. Është e ndërlikuar dhe është e papërsosur, por nga sa shoh, elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu