Xhixho: Opozita krijoi garanci për votën e qytetarëve, implementimi i reformës do të jetë sfidë në zgjedhje

0
Gjigandi

E ftuar në Ora News, ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho u shpreh se opozita ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën zgjedhore.

Sipas saj, opozita krijoi disa garanci për ruajtjen e votës së shqiptarëve duke thënë se implementimi i kësaj reforme do të shihet në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo shtoi se fenomeni i vjedhjes së votës dhe kriminalizimi i parlamentit  janë të gjitha të kësaj mazhorance.

Erisa Xhixho: Opozita ka bërë një hap shumë të rëndësishëm duke dhënë kontributin e saj me ekspertizë që u finalizua me 5 qershor, edhe pse deadline-i ishte me 15 mars, por u shty nga pandemia. 

OSBE/ODHIR tha se ne e kemi ligjin zgjedhor, por nuk i zbatojmë për shkak të vullnetit politik. Fenomeni i vjedhjes së votës dhe kriminalizimi i parlamentit  janë të gjitha të kësaj mazhorance. Janë dy dosje që presin përgjigje nga qytetarët shqiptarë dhe nuk po marrin përgjigje nga SPAK. Po ashtu kemi edhe përgjimet e BILD. Të gjithë e dinë se ky është problemi i vjedhjes së votës, i shtrembërimit të vullnetit të tyre. 

RonaTyra

Me marrëveshjen e këshillit politik janë vënë disa mekanizma garantuese dhe suksesi i reformës do të jetë i dukshëm në zgjedhjet e ardhshme që duhen zhvilluar sa më shpejt, pasi është një kusht i Bundestagut. Implementimi do të jetë sfida e kësaj reformë zgjedhore. Njëra prej tyre ishte identifikimi biometrik, që të mos merren kartat ID dhe të votojë një person tjetër. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu