Bayern Munichu për vitin e 8-të radhazi kampion i Bundesligas

0
Gjigandi

Bayern Munichu është kampion i Bundesligës gjermane.

Me fitoren ndaj Werderit të Milot Rashicës (0-1), gjiganti gjerman ka fituar tjetër titull të Bundesligas.

Goli me vlerën e titullit të radhës kampion, u realizua në fundin e pjesës së parë nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak shënoi në minutën e 43-të në takimin që u zhvillua në kuadër të javës së 32-të, në Weser-Stadion.

Ky gol i mjaftoi ekipit të Hansi Flick për të çuar në 76 kuotën e pikëve, dy xhiro para fundit – 10 pikë para Borussia Dortmundit të vendit të dytë, që i ka edhe tri ndeshje për t’i luajtur.

RonaTyra

Ky është titulli i 8-të radhazi, dhe i 30-ti në historinë e klubit bavarez. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu