Një person është qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij pranë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve të ngjarjes. Në vendin ku ka ndodhur krimi ka shkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Mësohet se viktima është Hekuran Billa, 40 vjeçar, i cili kishte dalë nga burgu rreth një vit më parë dhe ka qenë në shërbim prove.
Ndërkohë, një makinë është gjetur e djegur në Prezë e cila dyshohet të ketë lidhje me ngjarjen, shkruan A2 CNN.
Menjëherë është ngritur Grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin e autorit.