Zbardhen emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduard Lamaj në vrasjen e dyfishtë në Kurbin mbrëmjen e 30 majit 2020 kur nga shkëmbimi me armë zjarri mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika si dhe u plagos Kreshnik Tusha dhe Eduard Lamaj.
Ata janë Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini dhe janë shpallur ne kërkim.
Sekuestrohen makinat- Dje u arrestua Eduard Lamaj si autori kryesor i vrasjes si dhe u sekuestrua mjeti ‘’Volkswagen’’ me targa AA505UG që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’ me të cilin u transportua Eduard Lamaj në klinikën private.
Lamaj nuk mund të ngrihet dhe 2 bashkëpunëtorë të tij e tërheqin nga krahët për ta futur në makinë , ndërsa një i tretë i cili është i veshur me kamuflazh i ruan me automatik në dorë dhe futet në makinë i fundit.
Dy bashkëpunëtorët që mbajnë në krahë 30 vjecarin kanë në kokë njëri kapele me strehë dhe tjetri kapele dhe kapuç të bluzës me qëllim që të vështirësohet identifikimi i tyre.