Viktima e 37 në vend nga Covid-19/ 68 vjeçari nga Puka i intubuar prej ditësh

0
Gjigandi

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, njoftoi ministria e Shëndetësisë më herët.

Viktima vuante nga spok dhe ishte në gjendje të rendë, i intubuar prej disa ditësh, bëhet me dije.

Ndërkohë në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ministria thotë se duke parë situatën: Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu