Vijojnë negociatat për ‘Zgjedhoren’/ Yuri Kim mbledh ‘kokë më kokë’ 4 përfaqësuesit politik

0
Gjigandi

Zyra e shtypit të Ambasadës Amerikane, me anë të një përgjigje për Top Channel ka konfirmuar se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka mbledhur në takim, përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se Yuri Kim, ka mbledhur ‘kokë më kokë’ 4 negociatorët, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin. Kjo mbledhje vjen si një përpjekje tjetër e SHBA-së për të gjetur një konsensus mes palëve për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ndër të tjera mësohet se në takim janë të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropain, i OSBE dhe i Britanisë së Madhe.

Më 31 maj, skadoi pa ndonjë marrëveshje mes partive politike afati i reformës zgjedhore. Ndërsa prej dy ditësh diplomatët amerikanë dhe ata europianë kërkuan përfundimin e reformës dhe kanë nisur takimet me palët politike. Ata theksuan në mesazhet e tyre se marrëveshja politike është shumë pranë dhe se reforma zgjedhore është e rëndësishme për integrimin europian të vendit

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu