DURRËS – Policia ka reaguar lidhur me gjetjen e 20-vjeçarit sirian të vdekur në lagjen nr.1 në Durrës.
Sipas policisë dyshimet e para janë se ai ka rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni i tij.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni i tij.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.