Tiranë, Reforma zgjedhore, bisedime në prani të ambasadorëve

0
Gjigandi

Në Shqipëri bisedimet mes palëve politike për reformën zgjedhore u zhvilluan sot me praninë e ambasadores amerikane Yuri Kim, atij të Bashkimit europian Luigi Soreca, ambasadorit britanik e përfaqësuesve të OSBE-së.

Të dielën në takimin e Këshillit politik arritja e një marrëveshjeje dështoi. Ambasadorja Kim shkroi më pas në Twitter se ishte “koha që të ndalej këmbëngulja në pozicione të pazbatueshme apo vendosja e kushteve të reja”. Ndërsa së bashku me ambasadorin Soreca dhe atë britanik takuan dje pasdite kryetarin demokrat Lulzim Basha. Pak pas përfundimit të takimit, përfaqëuesit e opozitës në Këshilli, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kërkuan zyrtarisht një mbledhje tjetër për sot pasdite. Por një raund i parë bisedimesh u zhvillua gjatë ditës në prani të ambasadorëve, për të vijuar, pas një pushimi, me një tjetër raund diskutimesh në orët e pasdites.

Më herët, komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nxiti sërish palët politike në Shqipëri për arritjen e një kompromisi për Reformën zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter komisioneri Varhelyi inkurajoi “të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje”. Ai theksoi më tej se arritja e marrëveshjes “është thelbësore” dhe se “do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej”.

Kryetari demokrat Lulzim Basha reagoi duke falenderuar komisionerin për Zgjerimin, e duke u shprehur se “opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor”.

Kryeministri Edi Rama evitoi gjatë ditës të komentonte situatën e krijuar duke qenë se “në këtë proces, për të ndihmuar. janë përfshirë dhe partnerë nuk dëshiroj të bëj komente para se të flasin dëshmitarët”. Zoti Rama u mjaftua të theksonte se “ne besojmë se produkti është aty, e i plotëson të gjitha kushtet” dhe se shumica është hapur deri në fund për çdo gjë.

RonaTyra

Të dielën, mbrëmjen e 31 majit, datë e përcaktuar si afat për arritjen e një marrëveshjeje, palët dështuan të gjenin një dakortësi, duke fajësuar për këtë njera-tjetrën./Voa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu