Mjaftojnë disa reshje të dendura shiu, që rrugë e lagje të tëra të Tiranës, të përmbyten në ujë.
Edhe këtë të martë, reshjet kanë rikthyer edhe njëherë pamjet e një Tirane ‘veneciane’, e veçanërisht në parkun Rinia në qendrës të kryeqytetit. Parku, I rehabilituar vetëm pak javë më parë, është kthyer për herë të dytë brenda dy javëve në një zonë të mbushur në ujë.
Pamjet tregojnë sesi rrugët kaluese në parkun rinia janë mbushur, ndërsa projekti për rehabilitimin e tij kushtoi rreth 1 mln euro.
Ndërkohë në zona të ndryshme të kryeqytetit ka patur përmbytje të rrugëve, veçanërisht në lagje si ‘Don Bosko’ apo tek rruga ’21 dhjetori’, ashtu siç sugjerojnë pamjet e përcjella nga joq.