Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë qendrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore.
Ky i fundit u shpreh se duhet bërë më shumë progres përsa i përket reformës zgjedhore, duk thekusuar se BE-ja mbështet vendimet konstruktive të marra nga palët, të cilat i fton të punojnë fort për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse brenda 31 majit.
Ndërsa Basha, thotë se PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
‘PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë’, shkruan Basha në Twitter.