Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Disa aktorë që protestonin për ruajtjen e godinës janë shoqëruar në polici.
Sipas informacioneve të para, janë shoqëruar aktori Neritan Liçaj, aktorja Juli Emiri dhe regjizori Robert Budina.
Për të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe forcave Renea të cilët larguan protestuesit nga godina e teatrit.