Skenarët apokaliptikë të Bankës Botërore: Shqipëria do zhytet në varfëri!

0
Gjigandi

Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë.

Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfrit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të  vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon. Pas Shqipërisë, vjen Kosova.

Shtresa e mesme ndërkohë parashikohet të tkurret deri në 150 mijë individë. Skenari 1 i Bankës Botërore i referohet faktit nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari 2, nëse zgjat 6 muaj. Të tjera të dhëna tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare do të bien nga 3% deri në thuajse 14%, në bazë të skenarëve por edhe në bazë të shtresës së popullsisë, pra të varfër a të pasur. Këta të fundit pritet të pësojnë tkurrjen më të madhe në të ardhura, sipas të dyja skenarëve, edhe atij më optimistit, por edhe atij më pesimistit.  “Kriza e  shkaktuar nga COVID-19 dhe  masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri”, nënvizon BB mes rreshtave.

Sipas  simulimeve të kryera  vlerësohet  se, shkalla  e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40 përqind në skenarin e parë dhe 44% në skenarin e dytë. “Sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më  pesimist, ajo do  të  ishte  e  barabartë  me nivelin e  vitit  2005.  Meqenëse  shumica  e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëz venë qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre”, thotë ndër të tjera Banka Botërore./Scan

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu