“S’ka reformë zgjedhore”, Basha: Mbështesim protestën e artistëve nesër në orën 16:30

0
22
blank
Gjigandi

Shembja e Teatrit Kombëtar ka ndryshuar rrjedhën edhe të punës në reformën zgjedhore, e cila mesa duket do të futet sërish në ngërç.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me strukturat e partisë bëri të ditur se në këto kushte opozita nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të reformës zgjedhore. Ai tha se nesër opozita do të jetë në mbështetje të artistëve, të cilët do të dalin sërish në protestë në orën 16:30.

Basha: Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë nesër në orën 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të qytetarëve. Është vendimi i lidershipit të PD për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona. I bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që nesër të jemi në mbështetje të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit në këtë protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkeljes flagrante të kushtetutës dhe ligjit.

Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe për ti bërë thirrje çdo qytetari që të angazhohet në këtë protestë nesër në orën 16:30, e cila ndonëse si shkak merr krimin makabër të prishjes së teatrit ka për detyrë diçka më të madhe. Rikthimi tel vlerat e demokracisë dhe shanseve për një jetë më të mirë.

Basha u zotua se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin ashtu sic ishte.

Basha: Përsëris edhe njëherë atë angazhim zyrtar që opozita ka ndërmarrë për rindërtimin e teatrit kombëtar dhe vendosje sic ishte me parametrat e konceptuar. Ky është një zotim që unë dhe koalicioni opozitar nesër në qeverisje të vendit do ta bëjë realitet, sikundër dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar prapa hekurave ata që u përshinë në këtë krim makabër.

Nesër do të jemi në mbështetje të aleancës dhe thirrja ime ndaj çdo qytetari është ta konsiderojnë një betejë kundër tiranisë. Nesër është fillimi dhe fundi i betejës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu