Ronaldo përfundon karantinën, nesër do të kryejë testet e fundit

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Torino dhe nesër, do të përfundojë karantinimin e tij 14 ditor. Ylli portugez do të paraqitet gjatë paradites të së hënës në “J Medical”, ku do të kryejë testet e fundit të COVID-19.

Në rast se ylli portugez rezulton negativ dhe me shëndet të plotë, do t’i bashkohet grupit në seancën stërvitore, pas plot 2 muajsh stërvitje individuale dhe izolim në shtëpi.

Para se futbolli të ndërpritej për shkak të pandemisë Koronavirus, CR7 po bënte një sezon të shkëlqyer. 22 ndeshje të luajtura me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, 21 gola të shënuar dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu