S’ka më radhë, dokumentin e pronës mund ta merrni me telefon ose kompjuter në e-Albania

0
Gjigandi

Radhëve në Hipoteka duket se u erdhi fundi. Në portalin e-Albania veç shërbimeve të tjera do të mund të merrni edhe dokumentin e pronës nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta.

Kryeministri Edi Rama e komunikoi këtë gjatë një videokonference me kreun e Kadastrës, Artan Lame.

Rama: A e besoni dot që mbaroi kalvari 30 vjeçar i hipotekave dhe falë revolucionitdigjital2020, dokumenti i pronës do të mund të merret pa lëvizur nga shtëpia ose nga celulari apo kompjuteri më i afërt, në vetëm pak minuta?!

E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t’i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!

Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë

RonaTyra

Sistemi sapo është “ndezur” dhe lutja e Kryeministri për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi të bëjnë pak durim nëse hasin në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit.

Edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t’i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.

Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim – pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu