Shqipëri, tensionohet situata tek teatri – sinjalizohet rrënimi i tij gjatë natës

0
Gjigandi

Situata është tensionuar tek Teatri Kombëtar pasi artistët thonë se janë sinjalizuar për një ndërhyrje për prishjen e tij gjatë mbrëmjes së sotme.

Kjo ka bërë që ata të organizohen duke u mbledhur përreth godinës.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al se ka gjithashtu një numër të madh forcash rendi në zonë, ndërsa sëfundmi janë afruar edhe furgonë të Inspektoratit Urbanistik Vendor si edhe të OSHEE.

Të pranishëm janë edhe drejtues të opozitës si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ka deklaruar se do të jenë në krah të artistëve deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu